Guardiola merr në mbrojtje Haaland: Kjo është puna më e vështirë në botë

Guardiola merr në mbrojtje Haaland: Kjo është puna më e vështirë në botë

16:20, 14/08/2022

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland përpak sa nuk vendosi një rekord të padëshiruar në Premier League gjatë fitores ndaj Bournemouth.

Kampionët e Premier League regjistruan një tjetër fitore (dy ndeshjet e para) në kampionat, me golat e Ilkay Gundogan, Kevin De Bruyne, Phil Foden dhe autogolin e Jefferson Lerma.

Megjithatë, Haaland e preku topin vetëm tetë herë gjatë ndeshjes kundër Bournemouth – vetëm një herë më shumë rekordi negativ i Romelu Lukaku-t prej shtatë prekjesh në një ndeshje të Premier League për Chelsea-n kundër Crystal Palace sezonin e kaluar.

Haaland e përfundoi ndeshjen e së shtunës me vetëm dy pasime në të gjithë ndeshjen – totali më i ulët për një lojtar të City-t nën drejtimin e Guardiola-s.

“Puna më e vështirë në botë është kur je sulmues kundër një (mbrojtjeje) me tre mesfushorë qendrorë, tre qendërmbrojtës dhe je në mes”, tha Guardiola pas fitores.

"Ne do të gjejmë shumë nga këto situata, por është çështje kohe. Me cilësinë e lojtarëve që kemi pas tij (Haaland), ne do ta gjejmë atë”.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco