Emocione dhe spektakël në Seria A/ Milani fiton me goleadë, triumfon edhe Atalanta

Emocione dhe spektakël në Seria A/ Milani fiton me goleadë, triumfon edhe Atalanta

20:53, 13/08/2022

Serie A rinis aty ku e përfundoi sezonin e kaluar mes spektaklit dhe emocionit. Milani mposhti me goleadë në “San Siro” Udinesen, ndërsa Atalanta fiton pastër 2-0 përballë Sampdorias.

Është Udinese ajo që bën surprizën e parë në këtë takim, ndërsa gjen menjëherë rrugën e rrjetës falë golit të Becao pas vetëm dy minutash lojë. Milani nuk e humbet toruan dhe fillon sulmin për të përmbysur takimin. Brahim Diaz krijon rrezik në portën kundërshtare ndërsa Soppy shkakton një 11-metërsh në dëm të Calabrias.

Nga pika e bardhë e penalltisë vendoset Theo Hernandez që çon portierin në anën e kundërt dhe ndal topin në rrjetë. Vetëm dy minuta më vonë Rebic justifikon besimin e trajnerit dhe kalon Milanin në avantazh për herë të parë në këtë takim.

Kur pritet që ekipet të shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e Milanit, Udinese surprizon sërish dhe i çon shifrat në 2-2 falë golit të Masina.

Pjesa e dytë nis menjëherë me gol. Këtë herë është Brahim Diaz që kalon Milanin në avantazh pasi shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së Udineses. Rezultati final i takimit vuloset nga Ante Rebic që shënon edhe një dygolësh personal në këtë takim. Kështu, kampionët në fuqi të Milanit e nisin me hapin e duhur dhe grumbullojnë menjëherë tre pikët e para.

 

Në sfidën tjetër Atalanta del me tre pikë nga fusha e Sampdorias pasi fiton me rezultatin 2-0. Vendasit kalojnë në avantazh me anë të Caputos, por gjyqtari pas konsultimit me sistemin VAR shikon parregullsi dhe anulon golin.

Goli këtë herë shënohet në portën e Sampdorias nga Rafael Toloi. Këtë herë goli është i rregullt dhe Atalanta kalon në avantazh duke prishur ekuilibrat e këtij takimi.

Sampdoria kërkon sërish të ndryshojë rezultatin e këtij takimi, por pa sukses. Njësoj edhe për Atalantën që kërkon të garantojë tre pikët dhe të shënojë të paktën edhe një gol.

Megjithatë, edhe pse nuk mungojnë rastet, të dyja ekipet nuk ia dalin dot të ndryshojnë rezultatin. Kjo vlen deri në minutën e fundit pasi një kundërsulm i shpejtë vendos blerjen e re Lookman të vetëm me portierin duke i çuar shifrat në 2-0. Kështu sfida përfundon me fitoren e Atalantës që merr edhe tre pikët e para në këtë edicion të Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco