Manchester United e pëson keq, Brentford i bën 'poker' brenda 25 minutave

Manchester United e pëson keq, Brentford i bën 'poker' brenda 25 minutave

20:39, 13/08/2022

Erik ten Hag nuk do ta kishte parë në ëndrrën më keq këtë start negativ të sezonit në Premier League. Pas humbjes 1-2 në “Old Trafford” përballë Brightonit, “Djajtë e Kuq” kanë pësuar katër gola nga Brendtfordi… vetëm gjatë pjesës së parë.

Gabime trashanike të portierit dhe mbrojtjes, të shfrytëzuara nga Da Silva dhe Jensen, në minutat 10’ dhe 18’. Gola që mund t’i pësojë vetëm një skuadër amatore.

Por makthi për “Djajtë e Kuq” do të vijonte në minutën e 30-të, me golin e Jensen, ndërsa në të 35-tën realizoi edhe Mbuemo.

Në pjesën e dytë të sfidës, United pati një dominim total të lojës, por nuk mundi që të çante mbrojtjen e Brentford dhe si pasojë kjo përballje u mbyll me rezultatin 4-0. Me këtë nisje të kampionatit ekipit të ten Hag vetëm një mrekulli mund t’i bënte punë për vijimësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco