Tirana dhe Partizani fitojnë në testet miqësore, mposhtin Bylisin dhe Teutën

Tirana dhe Partizani fitojnë në testet miqësore, mposhtin Bylisin dhe Teutën

19:41, 13/08/2022

Tirana dhe Partizani kanë zhvilluar dy teste miqësore në prag të fillimit të Kategorisë Superiore .Tirana arriti të triumfonte përballë Bylisit me rezultatin 3-1, ndërsa Partizani përmbysi Teutën me rezultatin 2-1.

Bylisi gjeti golin e parë të takimit me anë të Ruçit, por Tirana vendos menjëherë në baraspeshë sfidën me anë të Xhixhas. Nuk vonoi shumë dhe Ismajlgeci përmbys gjithçka, ndërsa Hila vulosi rezultatin final të takimit.

E ka nisur me fitore edhe Giovanni Colella aventurën e tij me Partizanin pasi ka mposhtur Teutën 2-1. Hebaj prishi ekuilibrat e takimit në pjesën e parë, por Partizani gjeti forcat dhe arriti të përmbyste gjithçka. Një autogol i Elezit dhe goli i Çelës i dhanë fitoren “Demave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco