De Ligt i përgjigjet Bonuccit: Nuk kam treguar mungesë respekti ndaj Juventusit

De Ligt i përgjigjet Bonuccit: Nuk kam treguar mungesë respekti ndaj Juventusit

18:37, 13/08/2022

“Të renditesh i katërti në kampionat me Juventusit është diçka që nuk mjafton”.

Janë këto fjalët e thëna nga De Ligt, që Leonardo Bonuccit nuk i kanë pëlqyer dhe ka akuzuar ish-shokun e skuadrës për mungesë respekti ndaj ekipit.

 Në një intervistë të dhënë për “De Telegraaf” ka ardhur edhe përgjigjja e mbrojtësit holandez:

Nuk ishte një sulm ndaj Juventusit. Aspak. Do të kem gjithmonë respektin maksimal për këtë klub. Thjesht thashë atë që Juventusi mendonte. Që një klub i këtij niveli nuk mund të kënaqet me dy vende të katërta radhazi. Ishte thjesht një fakt që askush nuk mund të kënaqej me kaq, të gjithë duhet të rrisnim pretendimet, edhe unë”.

 

Mbrojtësi që tashmë është pjesë e Bayernit të Mynihut ka folur për eksperiencën e tij te bardhezinjtë:

“Nuk do të harroj kurrë si shokët e skuadrës më ndihmuan në rritjen si lojtar dhe njeri. Gjatë vitit të fundit me Van Gaal dhe Allegrin, për herë të parë në karrierë kam patur dy trajnerë që nuk më futën në formacionin titullar. Te Juve mësova se duhet të besosh vetëm te vetja”, ka thënë De Ligt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco