Ancelotti bën deklaratën e fortë: E mbyll me Realin dhe i jap fund …

Ancelotti bën deklaratën e fortë: E mbyll me Realin dhe i jap fund …

17:02, 13/08/2022

Carlo Ancelotti ka zbuluar se do t’i japë fund karrierës si trajner sapo të mbyllë eksperiencën me Realin e Madridit. 63-vjeçari konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë të historisë dhe një gjë të tillë e konfirmojnë edhe trofetë e fituar.

Italiani e ka nisur trajnimin në vitin 1992 dhe është trajneri i vetëm që ka fituar tituj kampion në pesë ligat më të forta evropiane: në Premier League, Serie A, Bundesliga, Ligue 1 dhe së fundmi edhe në La Liga. Përveç sukseseve në ligat më elitare, Ancelotti ka lënë gjurmë edhe në skenën më prestigjioze në Champions League, duke e fituar trofeun “me veshë të gjatë” plot katër herë.

Ndërsa ka arritur gjithçka në një karrierë të mbushur me lavdi, 63-vjeçari ka dhënë njoftimin pak ditë pasi skuadra e tij fitoi edhe Superkupën e Evropës ndaj Eintrach Frankfurtit.

“Faza me Realin e Madridit është e fundit e karrierës sime. Pas përvojës me “Los Blancos” do të ndaloj së drejtuari skuadrat e futbollit. Reali është ndryshe maja e futbollit. Është e logjikshme që të largohem pas kësaj eksperience. Koha ka ndryshuar shumë gjëra. Deri pak vite më parë, prioritetet kryesore për një trajner ishin ato teknike dhe taktike. Ndërsa tani janë më shumë gjëra se kaq. Raportet më lojtarët luajnë një rol shumë të madh, pasi tani duhet t’i njohësh lojtarët nga afër dhe të kuptosh psikologjinë e tyre.’

Kontrata aktuale e Carlo Ancelottit me Realin e Madridit skadon në vitin 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco