Zbulohen emrat e kandidatëve për Topin e Artë, pas 16 vitesh nuk ka Lionel Messi

Zbulohen emrat e kandidatëve për Topin e Artë, pas 16 vitesh nuk ka Lionel Messi

21:11, 12/08/2022

Revista franceze France Football ka publikuar emrat e 30 kandidatëve për Topin e Artë që do të jepet më 17 tetor 2022 në Paris dhe mes tyre nuk është Lionel Messi, i cili fitoi trofeun e shtatë personal vitin e kaluar.

Për herë të parë që nga viti 2006, Messi nuk është në mesin e kandidatëve për lojtarin më të mirë në botë, për shkak se kishte një sezon të parë të dobët me PSG-në, teksa favoriti për trofeun prestigjioz është padyshim  Karim Benzema.

Francezi luajti një rol kyç në sezonin 2021/22 duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve me 44 gola dhe 15 asistime.

Lista e lojtarëve të nominuar për Topin e Artë:

Thibaut Courtois (Real Madrid)

Mohamed Salah (Liverpool)

Rafael Leao (AC Milan)

Christopher Nkunku (RB Leipzig)

Joshua Kimmich (Bayern Munich)

Trent Alexander-Arnold (Liverpool)

Vinicius Jr (Real Madrid)

Bernardo Silva (Manchester City)

Luis Diaz (Liverpool)

Robert Lewandowski (Barcelona)

Riyad Mahrez (Manchester City)

Casemiro (Real Madrid)

Heung-Min Son (Tottenham)

Fabinho (Liverpool)

Karim Benzema (Real Madrid)

Mike Maignan (AC Milan)

Harry Kane (Tottenham)

Darwin Nunez (Liverpool)

Phil Foden (Manchester City)

Sadio Mane (Bayern Munich)

Sebastien Haller (Borussia Dortmund)

Luka Modric (Real Madrid)

Antonio Rudiger (Real Madrid)

Cristiano Ronaldo (Manchester United)

Kevin de Bruyne (Manchester City)

Dushan Vlahoviç (Juventus)

Virgil van Dijk (Liverpool)

Joao Cancelo (Manchester City)

Erling Haaland (Manchester City)

Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

Një nga risitë e këtij edicioni të Topit të Artë është se gazetarët do të votojnë sipas performancës së lojtarit në sezonin e kaluar në vend të asaj që ka treguar gjatë vitit kalendarik (siç ka qenë që nga edicioni i parë).

 

Kujtojmë se argjentinasi Lionel Messi mori Topin e Artë të shtatë në karrierën e tij vitin e kaluar, të cilin e fitoi ndaj rivalit Robert Lewandowski, për të cilin shumë besonin se e meritonte.

 

Messi më parë ka fituar Topin e Artë në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019. Kështu argjentinasi mbeti lojtari me numrin më të madh të Topave të Artë (7), Cristiano Ronaldo ka pesë, dhe Platini, Cruyff dhe Van Basten nga tre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco