Fjalët e para të Kostic: Është e lehtë t’i thuash 'po' Juventusit

Fjalët e para të Kostic: Është e lehtë t’i thuash 'po' Juventusit

20:42, 12/08/2022

Filip Kostic është zyrtarisht lojtari i ri i Juventusit. Mesfushori i majtë, pas njoftimit të bardhezinjve, ka dhënë edhe intervistën e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit: “Është një ditë e veçantë për mua. Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Mezi po pres të stërvitem me ekipin dhe të luaj para tifozëve”.

 

Çfarë ju shtyu t'i thoni po Juventusit?

“Nuk është shumë e vështirë t’i thuash po Juventusit”.

 

E keni imagjinuar debutimin pranë mikut tuaj Vlahovic?

"Unë kam folur  me Dusan, jam i lumtur që është pjesë e ekipit. Ai është një nga sulmuesit më të mirë, është bukur  të luash me të."

 

A mendoni se ky mund të jetë hapi vendimtar për karrierën tuaj?

"Po, sigurisht, kam dhënë gjithçka dhe kam punuar shumë për të. Mendoj se e meritoj Juventusin. Kur një klub i tillë vjen, është gjithmonë koha e duhur."

 

Çfarë mund t'i jepni skuadrës?

"Unë mund të sjell shumë cilësi, do të përpiqem. Do të jap gjithçka për bardhezinjtë.”

 

Jeni ndër lojtarët më të mirë të në Evropë në rolin tuaj. A ju pëlqen të ndihmoni shokët?

"Më pëlqen të luaj kështu, atëherë varet nga ajo që dëshiron trajneri dhe çfarë është më e mira për ekipin. Nëse është mirë për ekipin, unë do ta bëj më së miri."

 

Një mesazh për fansat .

"Përshëndetje bardhezinj, jam shumë i lumtur që jam këtu. Shihemi së shpejti në fushë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco