Skandal në radhët e Polonisë para Eurobasket: Kapiteni dhe lojtari më i mirë përjashton vëllanë nga kombëtarja

Skandal në radhët e Polonisë para Eurobasket: Kapiteni dhe lojtari më i mirë përjashton vëllanë nga kombëtarja

19:51, 12/08/2022

Basketbollisti i kombëtares polake, Marcel Ponitka, ka akuzuar vëllanë e tij Mateusz se e ka hequr nga lista e ekipit që do ta përfaqësojë këtë ekip në Eurobasketin e ardhshëm.

Në një prononcim për mediat ai tha se trajneri nuk ka pasur asnjë problem me të dhe se vendimin për ta përjashtuar nga skuadra e ka marrë në fakt vëllai i tij, përndryshe kapiteni i kësaj përfaqësueseje dhe lojtari më i mirë.

“Kam marrë informacione se trajneri nuk ka pasur ndonjë problem me mua, por ka pasur Mateusz, i cili nuk më pranon në skuadër dhe nuk sheh mundësinë të jetë me mua për hir të suksesit të kombëtares”, tha Marcel.

Shkaku i gjithçkaje dhe arsyeja e kësaj situate të çuditshme, pohon Marsel, qëndron në konfliktin personal mes dy vëllezërve.

"Tani Mateusz më diskrediton në çdo hap. Nëse kemi një problem, duhet ta zgjidhim, jo të fusë kokën në rërë si struci", thotë Marcel, i cili shton se ende dëshiron të luajë me vëllain e tij.

“Nuk kam asgjë për të fshehur, nëse ai ndihet i kërcënuar, më mirë të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë gjithçka si dy burra dhe të mos bëjmë lojëra. Unë gjithmonë kam folur hapur për këtë dhe dua të luaj me të dhe ata e dinë këtë edhe trajneri dhe të gjithë në përfaqësuese. Pres me durim takimin e premtuar që kapiteni i shmanget shpesh dhe dua që vëllai im të sillet si profesionist dhe të sqarojë situatën për këtë çështje në përfitim të të gjithë komunitetit. Dhe përveç kësaj, të ndalen njëherë e përgjithmonë spekulimet”.

Polonia do të luajë me Serbinë në Grupin D në Eurobasket dhe përveç këtyre dy kombëtareve janë edhe Çekia, Finlanda, Izraeli dhe Holanda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco