Yaya Tour do të jetë trajner te Tottenham

Yaya Tour do të jetë trajner te Tottenham

19:16, 12/08/2022

Pas dy eksperiencave të shkurtra në Rusi (asistent i Akhmat Grozny, 6 muaj) dhe në Ukrainë (asistent i Olimpik Donetsk, 3 muaj e gjysmë), lojtari i dikurshëm i Manchester City-t, Yaya Toure (39 vjeç) rikthehet në Angli. Ish-futbollisti i Bregut të Fildishtë (97 paraqitje, 17 gola) do të marrë në drejtim ekipin U-16 të Tottenham.  

“Tre herë fituesi i Premier League, Yaya Toure ka marrë rolin e trajnerit U-16. Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Manchester Cityt, i cili fitoi UEFA Champions League, La Liga, Copa del Rey, FA Cup, League Cup dhe Afrika Kupën e Kombeve me Bregun e Fildishtë gjatë një karriere të shkëlqyer si lojtar, punoi për herë të parë me ekipin tonë të Akademisë gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar” , mund të lexojmë në njoftimin për shtyp të Spurs.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco