Një yll i ri po lind në peshëngritje, Enkileda Carja fiton tri medalje në Europian

Një yll i ri po lind në peshëngritje, Enkileda Carja fiton tri medalje në Europian

17:24, 12/08/2022

Në Raszyn të Polonisë po mbahet Kampionati Europian i peshëngritjes për U-15 dhe për të rinj, aktivitet ku merr pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha. Kuqezinjtë e vegjël të shtangës kanë mundur menjëherë të lënë gjysmë në këtë eveniment, teksa kanë koleksionuar tri medaljet e para, të cilat mbajnë firmën nga Enkileda Carja.

Image

Enkileda Carja dhe trajnerja Eglantina Çuni

Peshëngritësja e talentuar e Elbasanit, e datëlindjes 2008, garoi në kategorinë e peshave 55 kg për moshat U-15. Ndonëse e kishte pjesëmarrjen e parë në një aktivitetet ndërkombëtarë, Carja shkëlqeu duke fituar tri medalje bronzi. Sportistja që stërvitet nga trajnerja Eglantina Çuni, regjistroi 69 kg në stilin e shkëputjes dhe 83 kg në shtytje, për ta mbyllur dygarëshin me 152 kg.

Ky konsiderohet një rezultat fantastik për peshëngritjen tonë, ndërsa Enkileda Carja pritet të jetë ylli i radhës që lind në shtangën kuqezi. Më datë 17 gusht do të jetë radha e Ertjan Kofshës, një tjetër talent shumë premtues, nga i cili pritshmëritë janë të larta për zonën e medaljeve. (Panorama Sport)

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco