Barcelona shet edhe 24.5% të Barça Studios, Xavi me 'yjet' kundër skuadrës së Balliut

Barcelona shet edhe 24.5% të Barça Studios, Xavi me 'yjet' kundër skuadrës së Balliut

13:32, 12/08/2022

 

Barcelona ka aktivizuar levën e katërt me shitjen e 24.5% të Barça Studios te Orpheus Media, një kompani e menaxhuar nga Jaume Roures, për një vlerë prej 100 milionë eurosh. Tashmë klubi katalan do të jetë në gjendje të regjistrojë të paktën disa lojtarë para sfidës debutuese kundër Rayo Vallecano, në “Camp Nou”, të dielën.

Kjo marrëveshje plotëson atë të nënshkruar më 29 korrik me Socios.com dhe do të shërbejë për të përshpejtuar rritjen e strategjisë dixhitale.

Zyrat e klubit po punojnë kundër kohës për të regjistruar pesë afrimet dhe dy rinovimet e mbyllura këtë verë.

Lajmi i mirë ka mbërritur praktikisht në minutën e fundit dhe Xavi do të jetë më i qetë, pasi do të ketë në dispozicion “yjet” e afruar javët e fundit.

Megjithatë, Barça mund të ketë nevojë për më shumë para që të jetë në gjendje t’i regjistrojë të gjithë lojtarët. Klubi shpreson që kufiri do të arrihet me uljet e ndryshme të pagave (po bisedohet me Frenkie de Jong, Busquets dhe Gerard Pique).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco