Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Milani kërkon të blindojë Rafael Leaon, ja kur pritet të ndodhë rinovimi

Milani kërkon të blindojë Rafael Leaon, ja kur pritet të ndodhë rinovimi

12:23, 12/08/2022

Milani nuk po punon vetëm për të afruar lojtarë të rinj në merkato, por edhe të konfirmojë ata që dhanë një kontribut të madh sezonin e kaluar. Një prej tyre është padiskutim edhe sulmuesi Rafael Leao.

 “La Gazzetta dello Sport” ka shpjeguar edhe situatën ku ndodhet sulmuesi portugez. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024 dhe në rast se nuk rinovohet, klubi kuqezi mund ta shesë atë sezonin tjetër me një shifër më të ulët nga sa pretendohet.

Për këtë arsye, Maldini dhe Massara kanë filluar prej kohësh nga puna për të rinovuar kontratën e portugezit. Drejtuesit kuqezi janë optimist për këtë operacion, ndërsa edhe vullneti i lojtarit është të qëndrojë në Milano. Megjithatë, prestigjiozja italiane raporton se rinovimi do të ndodhë pasi të ketë përfunduar merkato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco