Spektakël dhe emocione/ Sonte nis sezoni i ri në La Liga

Spektakël dhe emocione/ Sonte nis sezoni i ri në La Liga

11:44, 12/08/2022

Sezoni i ri 2022/23 në La Ligan spanjolle do të fillojë sonte.

Osasuna-Sevilla do të jetë sfida hapëse e sezonit të ri në elitën e futbollit spanjoll. Reali i Madridit do të nisë kështu mbrojtjen e titullit, pas kurorëzimit të edicionit të kaluar, që padyshim do të mbahet mend gjatë si një ndër sezonet më të suksesshëm në historinë 120 vjeçare të klubit.

“Los Blancos” e mbyllën edicionin e shkuar të kampionatit në kuotën e 86 pikëve, plot 13 pikë para rivalëve të përjetshëm të Barcelonës dhe për mënyrën se si rrodhën ngjarjet natyrisht që një diferencë e tillë e shndërroi trofeun e fundit të Primera Division-it në një prej titujve më të lehtë të fituar ndonjëherë nga klubi mbretëror, në kompeticionin më të lakmuar të futbollit spanjoll.

Barcelona do të presë në shtëpi mbrëmjen e së shtunës në orën 21:00  Rayo Vallecano-n, ndërsa bardhekuqtë e Atletikos do të masin forcat ditën e hënë në Stadiumin "Coliseum Alfonso Perez", në orën 19:30 në derbin madrilen me Getafe-n.

Gjithcka fillon të premten në mbrëmje në orën 21:00 në "Stadiumin El Sadar të Pamplonës", ku skuadra navarre e Atletico Osasunës do të përballet me Seviljen e Julen Lopetegui-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco