Lajmi i fundit

LIVE/ 'Syri Digjital' me moderatorin Bled Marku

U largua nga Manchester City, Sterling: Duhej një sfidë e re, Chelsea ishte skuadra e duhur

U largua nga Manchester City, Sterling: Duhej një sfidë e re, Chelsea ishte skuadra e duhur

10:39, 12/08/2022

Raheem Sterling ka shpjeguar së fundmi për mediet londineze arsyet e largimit nga Manchester City dhe pse iu bashkua Chelsea-t këtë verë, duke zbuluar se ai nuk ishte i gatshëm të pranonte stolin.

“Ishte momenti për t’u larguar nga Manchester City. Kuptova se nuk isha më në qendër të projektit dhe nuk kisha pse të qëndroja. Nëse nuk largohesha, do të bëja një gabim shumë të madh në karrierën time. Kam dhënë gjithçka nga vetja te City dhe unë jam një person që dua të rritem, jo të shoh të tjerët si luajnë. Unë dua ende të luaj, të shënoj dhe të fitoj në të ardhmen. Duhej një sfidë e re dhe Chelsea ishte skuadra e duhur. Jam i lumtur që jam këtu”- u shpreh sulmuesi anglez.

Chelsea shpenzoi plot 47.5 milionë paund këtë verë (57 milionë dollarë) për Sterling dhe sulmuesi debutoi me londinezët në suksesin e parë në Premeir League ndaj Everton (0-1) në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco