Conte me ide të qarta, përjashton nga grupi katër futbollistë të Tottenhamit

Conte me ide të qarta, përjashton nga grupi katër futbollistë të Tottenhamit

10:21, 12/08/2022

Premier League ka nisur dhe Antonio Conte i ka idetë e qarta për organikën me të cilën do të përballojë sezonin, teksa ka “djegur” plot 4 futbollistë, të cilët duhet të gjejnë ekip tjetër deri në fund të merkatos.Tanguy Ndombele, Giovanni Lo Celso, Harry Winks dhe Sergi Reguilon janë 4 futbollistët që nuk bëjnë më pjesë në planet e Tottenham dhe Conte i ka dërguar të stërviten veçmas deri sa të gjejnë një ekip tjetër.

 

Dy të parët kanë kërkesa nga Italia, me Napolin që sheh te Ndombele zëvendësuesin ideal të Fabian Ruiz dhe Fiorentinën që dëshiron Lo Celson për të kompletuar formacionin.

Sa i përket Reguilon, disa klube spanjolle janë gati ta marrin në huazim, megjithatë deri në fund të merkatos të 4 duhet të gjejnë një tjetër ekip për të mos mbetur pa luajtur, pasi mesazhi i Contes është i qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco