FIFA ndryshon datën e nisjes së Kupës së Botës 2022

FIFA ndryshon datën e nisjes së Kupës së Botës 2022

07:27, 12/08/2022

FIFA ka konfirmuar se Kupa e Botës 2022 do të fillojë një ditë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht në mënyrë që të lejojë Katarin vendin pritës të përballet me Ekuadorin në ndeshjen që do të hap turneun.

Fillimisht ishte vendosur që kampionati të fillonte të hënën më 21 nëntor, me rivalët e Grupit A, Senegal dhe Holanda.

Por një vendim unanim i marrë nga Byroja e Këshillit të FIFA-s skuadra e Katarit e Felix Sanchez do ta fillojë turneun të dielën më 20 nëntor në orën 19:00 me orën lokale – duke vazhduar traditën e skuadrës vendase që luan e para.

“Kupa e Botës FIFA 2022 do të fillojë me një festë edhe më të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë pasi vendi pritës Katari tani do të luajë me Ekuadorin të dielën, më 20 nëntor si pjesë e një ngjarjeje më vete”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga FIFA.

“Ndryshimi siguron vazhdimësinë e një tradite të kahershme të shënimit të fillimit të Kupës së Botës FIFA me një ceremoni hapjeje me rastin e ndeshjes së parë ku do të shfaqen ose nikoqirët ose kampionët në fuqi'. 

Vendimi do të thotë se ndeshja e Holandës kundër Senegalit është zhvendosur në një datë më mëvonshme më 21 nëntor.
 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco