‘Shumë shpejt do të ketë një grua në Formula 1’

‘Shumë shpejt do të ketë një grua në Formula 1’

18:10, 11/08/2022

Aktualisht nuk ka asnjë pilote femër në Formula 1 dhe asnjë nuk po përflitet për një vend në makinë për sezonin e ardhshëm, por ish-kampioni Nico Rosberg beson se kjo së shpejti do të ndryshojë.

Alpine lançoi programin Rac(H)er, i cili synon të rrisë mundësitë për gratë që të kenë një shans në Formula 1 kur e meritojnë me performancën e tyre. Në parim, ky duket të jetë një projekt afatgjatë.

"Roli ynë si një ekip F1 dhe një markë e Grupit Renault është të bëjmë ekosistemin tonë më gjithëpërfshirës dhe ta bëjmë diversitetin forcën tonë. Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën për një transformim të thellë të sportit dhe industrisë në mënyrë që të gjithë talentet të lulëzojnë në të ardhmen. Me lançimin e Rac(H)er, programi fillon transformimin dhe ne shpresojmë që të gjithë lojtarët në sektor do të na bashkohen, sepse vetëm të bashkuar mund të bëjmë përparim të vërtetë. Ky do të ishte një sukses i vërtetë", tha drejtori i Alpine Laurent Rossi.

Image

Te skuderia Alpine pritet që deri në vitin 2027, 30 përqind e fuqisë punëtore të jenë gra, ndërsa aktualisht janë vetëm 12 përqind.

"Iniciativat brilante si ajo e Alpine u japin grave një shans. Së shpejti do të ketë gra në Formula 1. Sigurisht, do të ishte më mirë për të gjithë nëse më shumë ekipe do t'i përkushtoheshin të drejtave të barabarta. Por nuk është vetëm një çështje e burrave dhe grave, por gjithashtu ngjyra e lëkurës. Duhet bërë më shumë, veçanërisht në motorsport. Nëse shikoni paddokun në Formula 1, ka shumë burra të bardhë dhe pak gra. Do të ishte mirë nëse kjo do të ndryshonte", tha Rosberg.

Ai shtoi se e ka të qartë se rruga nuk është e lehtë dhe po përpiqet t'u japë grave një shans në ekipin e tij Rosberg X Racing në serinë Extreme E.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco