Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Real Madrid fiton Superkupën e Europës

Real Madrid fiton Superkupën e Europës

22:52, 10/08/2022

Real Madrid ka fituar trofeun e parë të sezonit evropian të futbollit, Superkupën, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Eintracht Frankfurt.

Dueli tradicional që ngre siparin e ri të sezonit të klubeve të kontinentit të vjetër, Superkupa, e cila vë përballë fituesen e Ligës së Kampioneve dhe atë të Ligës së Evropës, u luajt këtë të mërkurë në mbrëmje në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Reali u shfaq më kërkues gjatë 90 minutave, duke u shpërblyer në fund me trofe. Golat për skuadrën e Carlo Ancelottit u shënuan nga David Alaba në minutën e 36-të dhe Karim Benzema (324 gola me fanellën e Realit) në minutën e 65-të, i cili me këtë gol parakaloi legjendën e Realit, Raul Gonzales (323).

Ky është trofeu i pestë i Superkupës së Europës për Real Madrid që më parë e kishte fituar në vitet 2002, 2014, 2016 dhe 2017.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco