Maroku i dorëzohet Ziyech, Halilhodzic do të shkarkohet para Kupës së Botës

Maroku i dorëzohet Ziyech, Halilhodzic do të shkarkohet para Kupës së Botës

21:02, 10/08/2022

Eksperti boshnjak, Vahid Halilhodzic, nuk do të udhëheqë Kombëtaren marokene në Botërorin e ardhshëm në Katar, pretendon gazeta franceze “L'Equipe”.

Kështu, sipas kësaj gazete, Halilhodzic aktualisht është duke negociuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Marokut, Fouzi Lekja, për zgjidhjen e kontratës.

Lekjaa dyshohet se u ka premtuar tifozëve të kësaj përfaqësueseje rikthimin e lojtarit më të mirë Hakim Ziyech në kombëtare.

Kujtojmë se Halilhodzic e përjashtoi nga kombëtarja sulmuesin e Chelseat për shkak të mosmarrëveshjeve.

L'Equipe thekson se kjo do të jetë arsyeja kryesore e ndërprerjes së kontratës dhe favoriti i parë për trajnerin e ri është trajneri aktual i klubit maroken WAC Casablanca, Walig Regraui.

Të gjitha këto zhvillime nuk janë në favor të kombëtares marokene pasi Botërori po afron.

Në Katar do të luajnë në grup me Kroacinë, Belgjikën dhe Kanadanë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco