Miqësorja, Vllaznia dhe Dinamo ndahen në barazim

Miqësorja, Vllaznia dhe Dinamo ndahen në barazim

20:17, 10/08/2022

Vllaznia ka nisur në Pogradec fazën e fundit përgatitore në prag të nisjes së sezonit të ri, teksa pasditen e sotme ka zhvilluar edhe një testim miqësor përballë Dinamos, i cili përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit vlonjat Ardit Hoxhaj, i cili dërgoi topin në rrjetën e kryeqytetasve në minutën e 40-ë të pjesës së parë.

Nga ana tjetër, Dinamo shënoi golin e barazimit në minutën e 55-të me anë të mesfushorit brazilian Denisson, i cili ekzekutoi saktë një penallti, duke dërguar topin në rrjetën e portës së Zogovic.

Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahija, Hakaj, Boshnjaku, Marku, Jonuzi, A.Hoxhaj, Latifi, Kaina, ishin titullarët e përzgjedhur nga trajneri Josa për këtë takim, teksa binte në sy mungesa nga minuta e parë e dyshes Juriç-Bulatovic, të cilët do të mbajnë edhe peshën e mbrojtjes në sezonin e ardhshëm.

Tekniku i kuqebluve ka edhe disa ditë kohë për të konsoliduar një grup që ka ndryshuar shumë pak krahasuar me sezonin e kaluar dhe që natyrisht do të jetë një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco