Luhet finalja e Superkupës së Europës/ Real Madrid –Eintracht Frankfurt, formacionet zyrtare

Luhet finalja e Superkupës së Europës/ Real Madrid –Eintracht Frankfurt, formacionet zyrtare

19:51, 10/08/2022

Finlanda pret Superkupën e Evropës! Në Helsinki, Real Madridi, fituesi i finales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool përballet me Eintracht Frankfurt, që mposhti Rangers në finalen e Europa League. Një supersfidë e cila do të nisë në orën 21:00. Është një ritakim për të dyja skuadrat, 62 vjet pasi finalja e jashtëzakonshme e Kupës Evropiane të vitit 1960 pa Real Madridin të fitonte kompeticionin për herë të pestë radhazi, duke mposhtur Frankfurt 7-3 në Glasgow, falë het-trikut të Alfredo Di Stefano-s dhe katër golave të Ferenc Puskas.

Për këtë përballje, Carlo Ancelotti mbështetet te fituesit (4-3-3) e ndeshjes ndaj Liverpoolit (1-0), në Saint-Denis, pak më shumë se dy muaj më parë. Ferland Mendy zë pozicionin e krahut të majtë, treshja Modric, Kroos dhe Casemiro në mesfushë, ndërsa Valverde dhe Vinicius Junior shoqërojnë Karim Benzeman në ballë të sulmit. Përballë, Oliver Glasner zgjedh një 3-4-2-1. Vetëm një ndryshim nga finalja e fituar me penallti kundër Rangers: Lenz zë vendin e Kostic (pritet të kaloj te Juventus), ndërsa Lindstrom është ende më i pëlqyer se Gotze në mbështetje të Rafael Santos Borre.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco