Barcelona e çudirave/ U afruan në merkaton e verës, dy lojtarët mund të largohen falas nga klubi katalan

Barcelona e çudirave/ U afruan në merkaton e verës, dy lojtarët mund të largohen falas nga klubi katalan

19:36, 10/08/2022

Lojtarët e rinj të Barcelonës, Andreas Christensen dhe Franck Kessie mund të largohen nga klubi si lojtar të lirë nëse nuk regjistrohen para ndeshjes së së shtunës në La Liga kundër Rayo Vallecano, ka mësuar ESPN.

Dyshja e përmendur iu bashkua Barcelonës si lojtar të lirë në fillim të kësaj vere nga Chelsea dhe Milan, por tre ditë para fillimit të sezonit të ri ata ende nuk janë regjistruar.

Në merkaton e verës, Barcelona ka shpenzuar  mbi 150 milionë euro dhe ka mbledhur më shumë se 600 milionë euro duke shitur 25 përqind të të drejtave televizive vendase për 25 vitet e ardhshme, por ende nuk ka para të mjaftueshme për të regjistruar të gjithë lojtarët.

Bëhet e ditur se ende nuk janë regjistruar edhe përforcimet e tjera të ardhura këtë verë, Robert Leëandoëski, Raphinha dhe Jules Kounde, si dhe kontratat e reja të nënshkruara nga Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele.

ImageImage

Më tej ESPN mëson se situatat me Christensen dhe Kessie janë pak më ndryshe duke pasur parasysh se ata kanë mbërritur në Barcelonë falas, ndaj në këtë drejtim kanë të drejtë të shkojnë falas në një klub tjetër para përfundimit të merkatos.

Më tej shtohet se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se kjo do të ndodhë përfundimisht, ndonëse mundësia me siguri ekziston, dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është optimist se të gjithë lojtarët e rinj do të regjistrohen dhe se klubi nuk do të ketë probleme për të filluar sezonin e ri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco