Dusan Tadic përleshet me grabitësit, sulmuesi i Ajax përjeton momente të frikshme

Dusan Tadic përleshet me grabitësit, sulmuesi i Ajax përjeton momente të frikshme

13:32, 10/08/2022

Sipas raportimeve, Dusan Tadic u shënjestrua në shtëpinë e tij nga grabitës të armatosur muajin e kaluar.

 

Ylli i Ajax-it po dilte nga makina e tij pasi po udhëtonte për në shtëpi kur kuptoi se gjërat nuk ishin në rregull.

Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, Tadic po kthehej në shtëpi vetëm pas mesnatës së 28 korrikut kur ndodhi incidenti i frikshëm. Ata pretendojnë se ai është pritur nga dy persona të armatosur me helmeta teksa ka dalë nga makina. Tadic më pas thuhet se u përpoq të largohej nga skena, përpara se të përfshihej në një përleshje fizike me grabitësit e tij.

Ata shtojnë se ish-ylli i Southampton arriti t’i heq maskën njërit prej tyre përpara se t’i godiste me shuplakë. Tadic është paraqitur më pas në dy ndeshjet hapëse të skuadrës së tij të sezonit.

Në atë ndeshje futbollisti serb e kishte dorën në allçi. Pas heqjes së allçisë në gishtat e tij dalloheshin disa plagë të vogla.

Futbolli holandez është goditur nga një seri grabitjesh të frikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco