Tare takim miqësor me Ronaldo 'Fenomenin': Koha zbeh kampionët, por...

Tare takim miqësor me Ronaldo 'Fenomenin': Koha zbeh kampionët, por...

20:50, 09/08/2022

Ndeshja miqësore mes Lazios dhe Valladolid ka shërbyer edhe për një takim mes dy miqsh, Igli Tares dhe Ronaldo “Fenomenit”. Në fillimin e këtij mijëvjeçari ishin shpesh kundërshtarë në fushën e lojës në Serinë A, por kanë ruajtur respektin e miqësinë me njëri-tjetrin.

Këtë e tregon më së miri edhe postimi i Tares, tashmë drejtor sportiv i Lazios, përkrah brazilianit i cili është presidenti i klubit të Valladolid dhe po kërkon që të tregojë talent edhe në këtë sipërmarrje të re.

“Koha zbeh kampionët. Por kjo nuk ka ndodhur për ty. Një kënaqësi që të takova përsëri Ronaldo”, shkruante Tare në foton që postoi në rrjetet sociale përkrah “Fenomenit”, kujtim i një miqësie të veçantë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco