Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Zyrtare/ U largua nga Partizani, Sherif Kallaku firmos me Tiranën

Zyrtare/ U largua nga Partizani, Sherif Kallaku firmos me Tiranën

17:40, 09/08/2022

Tashmë është zyrtare. Sherif Kallaku është lojtari më i ri i Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi bardheblu përmes një postimi në faqen zyrtare ku i uron mirëseardhjen fantazistit 24 vjeçar.

Djaloshi nga Fushë-Kruja vjen si zëvendësues i Enur Totres që u transferua në Ukrainë. Sezonin e shkuar, ai e mbylli me Partizanin, ndërsa këtë edicion futbollistik do të kontribuojë për ngjyrat bardheblu.

Trajneri Orges Shehi ia njeh mirë aftësitë dhe te kampionët e Shqipërisë pritet të gjejë formën e munguar për t’u rikthyer si Kallaku i “artë” i Teutës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco