'Basti për Lautaron u fitua', Materaci komenton merkaton e Interit: Asllani u transferua sepse…

'Basti për Lautaron u fitua', Materaci komenton merkaton e Interit: Asllani u transferua sepse…

17:15, 09/08/2022

Merkatoja e verës për Interin ka qenë plot ulje e ngritje ku pas një starti të furishëm duket se tani është stopuar.

Lidhur me situatën ka folur edhe ish-mbrojtësi i zikaltërve, Marko Materaci i cili ka komentuar disa nga transferimit siç ishte rasti i Asllanit për të cilin italiani theksoi se Interi tregoi vendosmëri për ta afruar në skuadër.

“Asllanin për moshën që ka duhet ta ndjekësh me kujdes për të besuar tek ai, kjo është ajo ccfarë bëri Interi, ata treguan vendosmëri për ta transferuar.

Një rast i ngjashëm është ai i Lautaros. Në fillim ishte një bast tani është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Akanxhin nuk e njoh, por kam besim te drejtuesit siç është edhe rasti i Açerbit të cilin Inzagi e njeh mirë.”, u shpreh Materaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco