Zyrtare/ Egzon Belica e mbyll me Partizanin

Zyrtare/ Egzon Belica e mbyll me Partizanin

16:53, 09/08/2022

Partizanit dhe Egzon Belica e kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i kuq përmes një postimi në faqen zyrtare, ku njoftoi se 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Prej disa ditësh futbollisti kishte lënë fazën përgatitore dhe kishte nisur bisedimet për ndërprerjen e kontratës, diçka që u konkretizua në fillimin e kësaj jave.

Belica u transferua tek të kuqtë në janarin e vitit 2018, duke kaluar 4 edicione e gjysmë me fanellën e Partizanit. 31-vjeëari arriti që të fitonte titullin kampion dhe një Superkupë Shqipërie, duke qenë protagonist absolut, pasi ishte një titullar fiks në formacionin e kryeqytetasve.

Të kuqtë duhet të nxitojnë jo vetëm për të gjetur zëvendësuesin e Dritan Mehmetit, por dhe për të plotësuar vakancën që lë Belica, i cili në sezonin e shkuar u aktivizua në 24 ndeshje të plota, duke qenë dhe lojtari më i aktivizua në radhët e skuadrës së “demave”.

Në të shkuarën Belica ka qenë pjesë e Rigas, Inter Turkut, Shkendijës, Concordia Chiajna, Ohrid  Lihnidos dhe Rabotničkit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco