Fundi i një historie të madhe sportive: Serena Williams i jep fund karrierës së saj në tenis

Fundi i një historie të madhe sportive: Serena Williams i jep fund karrierës së saj në tenis

16:26, 09/08/2022

Tenistja Serena Williams, fituese e 23 titujve Grand Slam në karrierën e saj dhe një nga sportistet më të mëdha të të gjitha kohërave, shpalli fundin e karrierës së saj pas US Open, duke thënë se do të "ndahej" nga sporti.

Amerikanja theksoi se dëshiron të fokusohet në gjëra të tjera që janë të rëndësishme për të në jetë, por se nuk i pëlqen të përdorë termin “pension”, por se dëshiron të “ndahet nga tenisi”.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shkruar se “numërimi mbrapsht ka filluar”, dhe ka thënë se ka në plan t’i shijojë javët e ardhshme para se t’i japë fund zyrtarisht karrierës së saj të madhe.

Image

"Vjen një moment në jetë kur vendosim të shkojmë në një drejtim tjetër. Ajo periudhë është gjithmonë e vështirë kur e do shumë diçka. Zot, sa më pëlqen tenisi! Por tani numërimi mbrapsht ka filluar. Më duhet të fokusohem të jem një mami, për qëllimet e mia shpirtërore dhe më në fund duke zbuluar një Serena të ndryshme, por thjesht emocionuese. Unë do të shijoj javët e ardhshme", tha Williams.

Më herët ajo tha se motivimi i saj më i madh është fitimi i titullit të 24-të Grand Slam, i cili do të barazonte rekordin e Margareta Court në listën e të gjitha kohërave.

US Open është planifikuar për më 29 gusht, pas së cilës Williams do të shpallë zyrtarisht përfundimin e karrierës së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco