Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Tonali humbet ndeshjen ndaj Udineses, ja kush do e zëvendësojë

Tonali humbet ndeshjen ndaj Udineses, ja kush do e zëvendësojë

11:09, 09/08/2022

 

Sandro Tonali iu nënshtrua kontrolleve dhe analizave dhe fatmirësisht mjekët kanë përjashtuar dëmtimet tendinave.

Megjithatë “La Gazzetta dello Sport” raporton se lojtarit do t’i duhet të qëndrojë në stërvitje më vete për disa ditë dhe si rrjedhojë ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Seria A, atë ndaj Udinese që do të zhvillohet të shtunën.

Më tej media italiane thekson se do të ishte shumë mirë nëse mesfushori do të jetë në dispozicion të Piolit për përballjen ndaj Atalantës.

Me Tonalin jashtë, në përballjen e raundit të parë në formacionin e Milan krijohet hapësirë  për Krunic, me këtë të fundit që u shfaq në formë të shkëlqyer në miqësoret e fundit të verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco