CAF kërkon hetimin e De Laurentiis të Napolit

CAF kërkon hetimin e De Laurentiis të Napolit

11:01, 09/08/2022

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) kërkon një hetim ndaj presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis për komentet e tij rreth lojtarëve afrikanë.

Organi drejtues i bëri një thirrje UEFA-s që të marrë masat përkatëse ndaj presidentit për komentet e tij. De Laurentiis ka bërë që organi drejtues i Afrikës të nervozohet pasi ai tha që nuk do të transferojë lojtarë afrikanë nëse nuk heqin dorë nga Kupa e Kombeve të Afrikës.

“U thashë, djem, mos më flisni më për afrikanët! I dua ata, por ose ata nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të tërhiqen nga të luajturit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ose përndryshe mes atij turneu, kualifikimeve të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, këta lojtarë nuk janë kurrë në dispozicion! Ne jemi idiotët që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar në të gjithë botën duke luajtur për të tjerët”, ka thënë pronari i Napolit.

Deklarata e CAF në përgjigje të komenteve të presidentit të Napolit thoshte: “CAF është tmerruar nga vërejtjet e papërgjegjshme dhe të papranueshme të bëra nga Presidenti i Napolit, z. Aurelio De Laurentiis për lojtarët afrikanë dhe Kupën e Kombeve të Afrikës. Duke deklaruar publikisht se lojtarët që nënshkruajnë për Napolin duhet të nënshkruajnë një heqje dorë duke denoncuar pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve të Afrikës si kusht punësimi, komentet e De Laurentiis ka të ngjarë të bien nën nenin 14 të Rregullores Disiplinor të UEFA-s. Prandaj CAF kërkon UEFA të nisë një hetim disiplinor ndaj tij”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco