Jo vetëm largime, Tirana synon dyshen që u aktivizua te Partizani sezonin e kaluar

Jo vetëm largime, Tirana synon dyshen që u aktivizua te Partizani sezonin e kaluar

22:26, 08/08/2022

Duket se largimet e disa lojtarëve të rëndësishëm të sezonit të kaluar, kanë detyruar drejtuesit e klubit bardheblu të që të lëvizin për të përforcuar organikën në dispozicion të teknikut Shehi.

 Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Sherif Kallaku dhe Albion Marku mund të jenë dy afrimet e reja tek skuadra kampione e Shqipërisë.

Drejtuesit bardheblu janë në negociata me dy lojtarët që sezonin e kaluar veshën fanellën e rivalëve të Partizanit.

Mbrojtësi Marku është një lojtar i lirë dhe është shumë pranë firmës, ndërsa është arritur marrëveshja me Kallakun, por për momentin po bëhet pengesë Lokomotiva e Zagrebit, që zotëron kartonin e mesfushorit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco