Brozovic stërvitet i veçuar, zikaltërit besojnë se do të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër...

Brozovic stërvitet i veçuar, zikaltërit besojnë se do të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër...

21:57, 08/08/2022

 

Marcelo Brozovic pritet të rikthehet në grup pas të mërkurës, por për debutimin me Interin ndaj Lecces ka optimizëm.

Simone Inzaghi pret të ketë në dispozicion kroatin, i cili si masë paraprake do të stërvitet i veçuar. Dëmtimi i Brozovic nuk dukej shumë serioz, gjithsesi drejtuesit zikaltër vendosën mos ta rrezikonin ndaj Villarrealit.

Roli i Brozovic tek Interi është shumë i rëndësishëm dhe kjo gjë është shumë e qartë, megjithatë, Asllani është ai që mund ta zëvendësojë më së miri kroatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco