Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lewandowski tregon prapaskenat e largimit nga Bayerni: Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga

Lewandowski tregon prapaskenat e largimit nga Bayerni: Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga

19:07, 08/08/2022

Robert Lewandowski i dha lamtumirën dy javë më parë Bayern Munich  për t’u bërë pjesë e Barcelonës. Sulmuesi polak kërkoi me çdo kusht largimin nga bavarezët, edhe pse ishte një idhull në radhët e asaj skuadre.

Siç ka shpjeguar vetë futbollisti në një intervistë për “Sport1”, gjithçka ishte pasojë e faktit se ndjente që duhej të provonte diçka të re para fundit të karrierës.

Një mendim që ai e kishte bërë publik sa përfundoi sezoni, duke hapur polemika të shumta. “E di që u mërzitën shumë tifozë. Mund ta kuptoj dhe u kërkoj falje për këtë. Por në këtë moment ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për mua që të bëja të qartë që isha i gatshëm për një ndryshim. Në fund të fundit, të gjthë jemi njerëz apo jo?

Pas 12 viteve në Gjermani, ishte e qartë për mua që ‘e kam mbyllur këtu’. Doja të bëja këtë gjë të qartë, pasi sigurisht nuk ishte e lehtë për Bayernin që të pranonte një shitje në këtë fazë. Ishte një situatë e vështirë për të gjithë ata që ishin përfshirë dhe duhej të gjenim zgjidhjen më të mirë”, theksoi sulmuesi.

Shumë tifozë e thumbojnë me thirrjet për Real Madrid, duke kujtuar se ai shpesh ka qenë një objektiv i merkatos të klubit madrilen.

“Kishte bashkëbisedime me Real Madrid, por në fund nuk ndodhi asgjë. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga, këtë e kisha të qartë. Kur Barcelona i ra derës këtë herë, Barça ishte opsioni i vetëm për mua, Kishte oferta të tjera por nuk më interesonin”, deklaroi Levandovski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco