Messi në Barcelonë, tifozët shpresojnë për rikthimin e tij në 'Camp Nou'

Messi në Barcelonë, tifozët shpresojnë për rikthimin e tij në 'Camp Nou'

18:46, 08/08/2022

Lionel Messi shënoi golin më të bukur me fanellën e PSG-së të shtunën dhe ditët e pushimit pas ndeshjes i shfrytëzoi për të vizituar Barcelonën.

Messi po i shfrytëzon ditët e pushimit dhe ka shkuar mbrëmë në Barcelonë me familjen e tij dhe kur është shfaqur në aeroportin “El Prat” ka tërhequr shumë vëmendjen e të pranishmëve dhe nuk e ka pasur të vështirë të bëjë disa autografe.

Tifozët e Barcelonës shpresojnë që kjo vizitë e papritur në Katalonjë të jetë një hap i madh drejt rikthimit të argjentinasit në “Camp Nou”.

Presidenti dhe trajneri i Barcelonës, Joan Laporta dhe Xavi Hernandez tashmë kanë bërë të ditur se duan të rikthejnë Messin verën e ardhshme dhe ka mundësi që të kenë një takim joformal me Lionel gjatë ditëve që ai do të jetë në qytet.

Messi ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit dhe më 1 janar mund të nënshkruajë kontratë me Barçën që do të vlejë nga 1 korriku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco