A do të marrë pjesë Pogba në 'Katar 2022'? Deschamps shuan çdo dilemë

A do të marrë pjesë Pogba në 'Katar 2022'? Deschamps shuan çdo dilemë

17:17, 08/08/2022

Paul Pogba dëmtoi meniskun në miqësoren ndaj Guadalajara Chivas dhe do të mungojë në ndeshjet e para të sezonit të ri me Juventusin, klub ku u rikthye me parametra zero pas gjashtë sezoneve të kaluara tek United.

29-vjeçari refuzoi ndërhyrjen kirurgjikale pavarësisht insistimit të klubit italian, pasi ai nuk dëshiron të rrezikojë pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, që do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor-18 dhjetor.

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps ka qetësuar tifozët me prononcimin e fundit për Le Parisien, aty ku thekson se mesfushori do të jetë i pranishëm në Botërorin e këtij viti.

Tekniku i kampionëve të botës komenton situatën në mesfushë, repart ku përveç Pogba është tepër i rëndësishëm edhe N’Golo Kante, i cili nuk ndodhet në formë të mirë sportive për shkak të probleme fizike.

Gjithsesi, Deschamps nuk është aspak i shqetësuar. “Po flasim për lojtarë tepër të kërkuar dhe me eksperiencë të madhe. Është e rëndësishme që ata të jenë të pranishëm në Botëror, por kurrë nuk jemi të sigurt.

Pogba? Natyrisht që jam në kontakt të vazhdueshëm me Paul. Pjesëmarrja e tij në Botëror nuk është fare në diskutim”, deklaroi 53-vjeçari francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco