Bayern Munchen e nis sezonin me fitore tenistike ndaj Frankfurtit

Bayern Munchen e nis sezonin me fitore tenistike ndaj Frankfurtit

22:56, 05/08/2022

Bayern Munchen nuk ka rivalë në Bundesligë. Kampionët dhe rekordmenët e futbollit gjerman iu dhanë një sinjal të qartë kundërshtarëve me nisjen perfekte të sezonit 2022/2023.

Skuadra e Julian Nagelsmann fitoi me rezultat tenistik në fushën e Eintracht Frankfurt.

Dueli hapës i sezonit të ri në Gjermani përfundoi 1-6 për Bayernin, që dominoi dhe meritoi suksesin e thellë. Skuadrës mike i mjaftoi gjysmë ore lojë për të shënuar tre herë me Joshua Kimmich, Benjamin Pavard dhe Sadio Mane, i cili gjeti golin e parë në Bundesliga.

Tmerri për Eintrachtit në pjesën e parë nuk kishte mbaruar, pasi Jamal Musiala dhe Serge Gnabry realizuan pas asisteve të Thomas Muller, duke e dërguar rezultatin 0-5!

Goli i nderit për ekipin vendas erdhi pas një gafe të Manuel Neuer (64’), që u shfrytëzua nga francezi Randal Kolo Muani, ndërkohë që shtatë minuta përpara fundit, Musiala gjeti golin e dytë personal dhe të gjashtin për ekipin bavarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco