Milani zgjat kontratën me mesfushorin deri në vitin 2027

Milani zgjat kontratën me mesfushorin deri në vitin 2027

19:02, 05/08/2022

Pasi siguroi shërbimet e Charles De Ketelaere, Milani ka rinovuar me një nga lojtarët e kontingjentit të Stefano Piolit.

Kampionët e Italisë kanë zgjatur bashkëpunimin me Tomasso Pobega deri në vitin 2027.

23-vjeçari e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Torino, ekip me të cilin shënoi katër gola në 33 ndeshje në Serie A.

Pobega luan në qendër të mesfushës, repart ku mund të luajë edhe si shkatërrues e mesfushor ofensiv.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Tommaso Pobega deri më 30 qershor 2027. Tommaso, i lindur në 1999 dhe i rritur në sektorin e të rinjve kuqezi, do të vazhdojë historinë e tij me Milanin”, lexohet në komunikatën e kuqezinjve.

Pobega debutoi me kombëtaren italiane më 4 qershor në barazimin 1-1 të kombëtares së Roberto Mancinit përballë Gjermanisë, duel i vlefshëm për Nations League.

Ai erdhi nga stoli dhe u fut në vend të Sandro Tonalit, shokut të skaudrës te Milani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco