'Kemi ëndrra të mëdha', Corinthians i hap derën Cristiano Ronaldos

'Kemi ëndrra të mëdha', Corinthians i hap derën Cristiano Ronaldos

15:05, 04/08/2022

Saga e Cristiano Ronaldos ka marrë një tjetër kthesë, këtë herë jashtë botës së futbollit evropian. Sulmuesi portugez aktualisht është në një rrugë pa krye me dyert e klubeve elitare të Evropës të mbyllura, por brazilianët e Corinthians e duan atë.

Situata e Ronaldos në Manchester United duket e paqëndrueshme. Duke u përballur me perspektivën për të luajtur futboll në Ligën e Evropës për herë të parë që nga sezoni 2002/03, sulmuesi është i etur për të gjetur një dalje nga Old Trafford.

Me Ronaldon që deklaroi publikisht se dëshiron të largohet nga klubi i Ligës Premier, ai ka marrë oferta nga e gjithë bota.

Sa do të fitonte Ronaldo në sekondë, minutë, orë, ditë dhe javë nëse pranon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite

U fol për një ofertë shumë milionëshe nga Katari, megjithëse kjo u hodh poshtë shpejt, dhe tani duket se gjigantët brazilian Corinthians janë të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit.

Është presidenti i klubit Corinthians, Duilio Monteiro Alves, i cili i dërgoi Cristianos një mesazh shumë publik.

“Është e vërtetë, unë po ëndërroj shumë. Ky është Corinthians! A nuk janë Willian dhe Renato Augusto këtu?”, ka thënë fillimisht Duilio Monteiro Alves.

“Në futboll gjithçka është e mundur dhe unë kam detyrimin të bëj më të mirën për Corinthians”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco