Goditje me perspektivë nga Bayerni, blen talentin 17-vjeçar

Goditje me perspektivë nga Bayerni, blen talentin 17-vjeçar

21:58, 26/07/2022

Bayern Munich po mendon edhe për të ardhmen. Klubi bavarez ka blerë nga Rennes talentin 17-vjeçar Mathys Tel.

Ka qenë vetë klubi bavarez që e ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Tel ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me gjermanët deri në vitin 2027.

Për kartonin e Tel Bayerni ka paguar fillimisht 20 milionë euro. Megjithatë, së bashku me bonuset kjo shifër mund të shkojë nga 28 deri në 40 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco