Atleti fiton garën teksa babai i tij po komentonte

Atleti fiton garën teksa babai i tij po komentonte

11:05, 20/07/2022

Atleti Jake Wightman fitoi garën e vrapit me pistë 1,500 metra, teksa babai i tij, Geoff Wightman, po e komentonte garën drejtpërdrejt nga stadiumi.

Babai Wightman mezi i mbante lotët pas një momenti që ishte me siguri i paprecedentë në transmetimet e drejtpërdrejta, si dhe në historinë e sportive elitare.

Në një gjendje të ngjashme ishte edhe djali i tij, i cili sapo kishte bërë fituar garën më të rëndësishme në jetën e tij.

Jake Wightman fitoi medaljen e parë të artë në Kampionatin Botërorë për vrap, ndërsa kamera papritmas kaloi tek komentuesi i stadiumit.

“Më duhet t’ju tregoj pse kamera është drejtuar tek unë. Ky është djali im. Unë e stërviti atë. Dhe ai është kampion bote”, tha Geoff Ëightman, i cili po ashtu kishte fituar garën më herët.

Pakkush e priste fitoren e tij. Bastet e vunë atë në në një pozitë humbësi. ‘British Athletics’ po ashtu i kishte rezervuar atletit një fluturim për në shtëpi të mërkurën, që do të thoshte se ceremonia e medaljeve duhej të mbahej një ditë më herët, menjëherë pas garës.

Teksa 28-vjeçari ishte një i huaj në një fushë me plot yje dhe medalistë në Tokio 2020, si Jakob Ingebrigtsen, Timothy Cheruiyot, Josh Kerr, si dhe Abel Kipsang, njeriu më i shpejtë në botë për vitin 2022, babë e bir besonin gjithmonë, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.

“Kisha njëfarë besimi te vetja se nëse do ta bëja më të mirën, ndoshta do të merrja një medalje të argjendtë, por unë jam kampion bote tani”, tha atleti.

I pyetur për babin e tij, Wightman tha: “Ai mund të jetë pak robot në mikrofon ndonjëherë – disa njerëz thonë robot, disa thonë profesionist. Do të jetë interesante ta shikoj përsëri reagimin e tij. Nëna ime ishte në lot, dikush po qante”.

Krenaria ishte e dukshme në zërin e Geoff kur djali i tij u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, duke thënë: ”Medalist i artë dhe përfaqësues i Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Jake Wightman”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco