I mori lojtarin e preferuar, Nagelsmann nuk i del inati me Barçën: Nuk ka lek, por blen kë do

I mori lojtarin e preferuar, Nagelsmann nuk i del inati me Barçën: Nuk ka lek, por blen kë do

10:13, 20/07/2022

Fjalë të forta, ato të Julian Nagelsmann, pas shitjes së Robert Lewandowski te Barcelona.

Duke folur në një konferencë për shtyp trajneri i Bayern Munich tha: “Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, por në fund blen cilindo lojtar që dëshiron. Nuk e di se si e bëjnë këtë. Është pak e çuditshme, pak e çmendur.”

Këtë deklaratë tekniku e bëri vetëm pak minuta përpara se klubi katalanas të zyrtarizonte tranferimin e polakut në një marrëveshje që në total shkon 50 milionë euro, duke lënë të kuptohet se Nagelamann nuk i del inati me Barçën që i mori lojtarin “e preferuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco