Ish-lojtari i regbisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit, e dashura dërgohet në spital e palgosur

Ish-lojtari i regbisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit, e dashura dërgohet në spital e palgosur

14:53, 17/07/2022

Ish-lojtari i regbisë në Angli, Ricky Bibeyu gjend i vdekur në një dhomë hoteli në Firence.

Bibey mbërriti në Hotel Continentale në Vicolo dell'Oro me të dashurën e tij në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa pas disa orësh personat të cilët ndodheshin në hotel dëgjuan një zhurmë që vinte nga dhoma e tyre dhe thirrën policinë.

Policia italiane u fut brenda në dhomë dhe gjeti Bibeyun të vdekur në dysheme, ndërsa përballë tij ishte shtrirë me gërvishtje në trup dhe fytyrë një 43-vjeçare, e cila ka marrë ndihmën mjekësore dhe është dërguar në urgjencë.

Image

Sipas informacioneve nga Firence, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe policia po pret që t’i marrë deklaratë për zbardhjen e këtij rasti. Policia njoftoi gjithashtu se Bibey ndoshta ka vdekur nga një atak në zemër.

Gjatë karrierës së tij, Bibey luajti për Wigan, Leigh, St. Helens, Oldham dhe Wakefield dhe fituan dy herë Challenge Cup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco