Klubi e pranoi ofertën, Zinchenko largohet nga Manchester City për 30 milionë euro

Klubi e pranoi ofertën, Zinchenko largohet nga Manchester City për 30 milionë euro

10:33, 17/07/2022

Futbollisti i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko do të vazhdojë karrierën te skuadra e Arsenalit dhe mediat angleze shkruajnë se gjithçka është zgjidhur në lidhje me këtë transferim dhe se mbetet vetëm që klubet të konfirmojnë zyrtarisht një tjetër marrëveshje reciproke këtë verë.

Përkatësisht, më herët në fillim të merkatos së verës, Arsenali bleu Gabriel Jesus nga Manchester City për 52 milionë euro, ndërsa tani kanë mbushur arkat e qytetarëve dhe për shërbimet e Zinchenkos do të paguajnë nga 30 deri në 35 milionë euro.

Mediat angleze bëjnë të ditur se Qytetarët do të gjejnë një zëvendësues për futbollistin nga Ukraina dhe sipas medieve bëhet fjalë për spanjollin Marco Cucurella, i cili aktualisht luan te Brighton dhe të cilin Guardiola ka kohë që dëshiron ta sjellë në skuadrën e tij. Në këtë drejtim, është e qartë pse shitja e Zinchenkos te Arsenali i shkon shumë.

Gjithashtu shtohet se Zinchenko ka qenë objektiv i Arsenalit prej vitesh, që nga koha kur trajneri i klubit ishte Arsene Wenger, dhe punën e bëri edhe më të lehtë fakti se Mikel Arteta tashmë ka punuar me lojtarin nga Ukraina dhe e njeh mirë që nga koha kur ishte te Manchester City.

Zinchenko mbërriti te Manchester City në vitin 2016, ku ka luajtur 128 ndeshje për këtë klub, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar 12 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco