Bayern Munchen nuk heq dorë nga De Ligt, por duhet të paktën 80 milionë euro

Bayern Munchen nuk heq dorë nga De Ligt, por duhet të paktën 80 milionë euro

22:47, 16/07/2022

Bayern Munchen është dorëzuar sa i takon çështjes së Robert Lewandowskit me sulmuesin që ka “paketuar plaçkat” dhe është nisur drejt Barcelonës. Një operacion ky i katalanasve që prek shifrën e 50 milionë eurove.

Para të cilat bavarezët e kanë shumë të qartë se ku do t’i investojnë teksa tashmë nuk është më sekret që rekordmenët gjermanë kërkojnë me ngulm Matthijs De Ligt nga Juventusi.

Madje, drejtuesit e Bayernit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me holandezin ndërsa tashmë duhet të bindin Juventusin që nuk hap rrugë nëse oferta është më e ulët se 80 milionë euro.

Në raundin e parë të bisedimeve, Bayern ofroi 60 milionë dhe italianët refuzuan menjëherë. Por, tashmë që arka është mbushur nga shitja e Lewandowskit, Bayerni do të rikthehet në sulm për De Ligt dhe vetë CEO i bavarezëve, Oliver Kahn është shprehur se do të kenë sërish kontakt me Juventusin.

“Kemi pasur bisedime me Juventusin, De Ligt është i qartë sa i takon pozicionit të tij. Ai kërkon të luajë me Bayern Munchen dhe ne do të mbajmë sërish takime me Juventusin. Të shohim si do të rrjedhë situata”, u shpreh Kahn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco