Kristjan Asllani në super formë, shënon sërish me Interin

Kristjan Asllani në super formë, shënon sërish me Interin

22:09, 16/07/2022

Kristjan Asllani është duke jetuar një ëndërr me fanellën e Interit.

Talenti shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrën zikaltër, teksa shënoi golin e dytë në minutën e 59-të në miqësoren ndaj Monakos, duke barazuar përkohësisht shifrat në 2-2.

Shqiptari e nisi titullar këtë duel miqësor, duke u rreshtuar në mesfushë së bashku me Galjardinin dhe Mkhitarjan.

Edhe pse 20-vjeç dhe vetëm 3 ndeshje miqësore të luajtura momentalisht me Interin, Asllani është duke u sjellë si një lider i vërtetë, teksa ka marrë frenat e mesfushës së skuadrës së madhe italiane

Me një gjuajtje të kalibruar me të majtën brenda zonës, shqiptari nuk i dha asnjë shans portierit të Monakos, duke përshëndetur rrjetën. Një gol mjaft i bukur ky i Asllanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco