Zyrtare/ Robert Lewandowski arrin akordin me Barcelonën, detajet e transferimit

Zyrtare/ Robert Lewandowski arrin akordin me Barcelonën, detajet e transferimit

18:56, 16/07/2022

Robert Lewandowski është futbollisti më i ri i Barcelonës.

Vetë klubi ka bërë me dije se katalanasit kanë arritur akordin me sulmuesin polak dhe prezantimi pritet të vijë në ditët në vazhdim.

Barcelona do t’i paguajë Bayernit 45 milionë euro plus 5 të tjera bonuse për shërbimet e 33-vjeçarit.

Lewandowski do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me katalanasit, i cili prej kohësh e kërkonte këtë transferim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco