Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Strakosha: Pse zgjodha Shqipërinë dhe jo Greqinë, dua të tregoj se shqiptarët mund të bëjnë shumë mirë në Angli

Strakosha: Pse zgjodha Shqipërinë dhe jo Greqinë, dua të tregoj se shqiptarët mund të bëjnë shumë mirë në Angli

17:59, 16/07/2022

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është gardiani më i ri i skuadrës së Premier Ligës, Brentford.

27-vjeçari bëhet kështu shqiptari i katërt që do të luajë në Angli, pas Lorik Canës, Armando Brojës dhe Rei Manajt.

Në një intervistë të dhënë për klubin, gardiani kuqezi tha fjalët e para për klubin dhe u shpreh i lumtur që do të luajë në Premier Ligë, duke realizuar ëndrrën e tij.

Si ka qenë dita jote e parë këtu?

Ka qenë e mahnitshme. Plot me energji pozitive. Skuadra, trajneri, stafi kanë qenë të mrekullueshëm me mua. Më kanë bërë të ndihem menjëherë në një humor të mirë. Kështu që jam i lumtur të jem këtu. Dua të stërvitem më shumë dhe të jem në formën më të mirë.

Si ishte seanca e parë stërvitore me skuadrën?

Erdha pak vonë, por pushova pak. Stërvitja shkoi mirë. Duhet të njihesha me skuadrën time të re, me shtëpinë time të re. Mendoj se shkoi mirë. Ndihem shkëlqyeshëm këtu.

Ke një stil italian të portierëve. Cili është ky stil italian, çfarë do të thotë?

Mendoj se quhet kështu, pasi italianët dinë shumë për portierët. Kështu portierët performojnë në nivelet më të larta. Por mendoj më shumë ka të bëjë gjuha e trupit.

Cili është ndryshimi me portierët e Premier Ligës?

Besoj se ndryshimi është se si portierët lëvizin këtu. Por gjithsecili ka talentin e tij dhe ndryshon shumë kur ti je 25-26.

Ndihesh ndryshe tashmë që ke ndryshuar skuadër, madje dhe kampionat?

Është një ndryshim i madh për mua. Kalova gati 10 vite me Lacion. Gjithmonë i uroj më të mirën. Kam kaluar një eksperiencë të bukur atje. Kam mësuar shumë si një portier. Kam vetëm gjëra pozitive që mund të them për ta. Kështu që për mua është një ndryshim i madh, por është diçka që e kërkova vetë. Dhe më shumë që të vija në Premier Ligë.

Ke thënë që ëndrra jote është të luaje në Premier Ligë. Si ndihesh tani që do ta bësh vërtet këtë gjë?

Është ndjesia më e mirë që një lojtar mund të ketë. Jo të gjithë lojtarët mund ta kenë mundësinë për të qenë në Premier Ligës, kështu që unë e shfrytëzova menjëherë në momentin që më erdhi dhe jam vërtet krenar. Shqipëria nuk ka shumë lojtarë që luajnë në Premier Ligë, kështu që do të jap më të mirën dhe t’i tregojë të gjithëve se shqiptarët mund të bëjnë shumë mirë në Premier Ligë.

Keni lindur në Greqi, përse keni zgjedhur të luani për Shqipërinë?

E dua shumë Greqinë, është një shtet i mrekullueshëm, por prindërit e mi janë shqiptarë, unë ndihem shqiptar dhe e dua shumë origjinën time. Babai im ishte kapiten i skuadrës Kombëtare. Kjo është diçka e madhe dhe unë e admiroj shumë për këtë gjë që ka bërë. Sidomos në kohët e vështira që kanë qenë atëherë, kështu që jam vërtet i nderuar të jem në skuadrën Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco