Atletja legjendare Allyson Felix vendos rekord të ri dhe i jep fund karrierës fenomenale

Atletja legjendare Allyson Felix vendos rekord të ri dhe i jep fund karrierës fenomenale

14:01, 16/07/2022

Atletja legjendare Allyson Felix vendosi rekord të ri në Kampionatin Botëror në SHBA dhe i dha fund një karriere madhështore.

Felix, e cila do të mbushë 37 vjeç pas tre muajsh, fitoi medaljen e bronztë në garën e saj të fundit të karrierës si pjesë e ekipit të stafetave të përziera të SHBA 4x400 metra.

Ari u fitua nga Republika Domenikane, argjendi nga Holanda, dhe bronzi ishte medalja rekord e 19-të e Feliksit dhe tani ajo është mbajtëse e rekordeve atletike në atë kategori, përpara vrapuesit në distanca të mesme Ezekiel Kemboi.

Image

Gjithashtu, Felix vendosi një rekord në periudhën mes medaljes së parë dhe të fundit. Felix fitoi medaljen e saj të parë në kampionatin botëror 17 vjet më parë, dhe rekordi i mëparshëm ishte 16 i mbajtur nga Jesus Angel Garcia (1993 - 2009).

Image

Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të mëparshme të karrierës së saj, Felix fitoi 30 medalje në garat kryesore, duke përfshirë tetë në Lojërat Olimpike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco