Ndeshja ndaj Zrinjskit në Ligën e Konferencës, Tirana me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Ndeshja ndaj Zrinjskit në Ligën e Konferencës, Tirana me njoftim të rëndësishëm për tifozët

13:23, 16/07/2022

Tirana do të vijojë aventurën e saj europiane në Ligën e Konferencës, ku në turin e dytë do të ketë përballë ekipin nga Bosnja-Hercegovina, Zrinjski Mostar, mbrëmjen e së martës, në orën 20:00, në stadiumin “AIR Albania”.

Kampionët e Shqipërisë me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, u ka bërë me dije tifozëve bardheblu çmimet e biletave të cilët janë në shitje që nga dita e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Biletat variojnë nga 400 lekë të reja në 3000 lekë të reja. Një biletë në tribunën pas porte kushton 400 lekë të reja, një biletë në tribunën E kushton 600 lekë të reja.

Bileta në tribunën qendrore A dhe B kushtojnë 2000 lekë të reja, një biletë në tribunën VIP kushton 3000 lekë të reja. Ndërsa biletat për sektorin e skuadrës mike do të kushtojë 400 lekë të reja.

Tirana vjen në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës pas eliminimit nga turi i parë i Champions-it ndaj kampionëve të Luksemburgut, Dudelanzh.

Njoftimi:

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League, KF Tirana-HSK Zrinjski Mostar.

19/07/2022

20:00

Air Albania

Shitja e biletave: Stadiumi “Sleman Stërmasi” ora 11:00-19:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco